Dita e
557

Joana e prekur, Anaidi i nxehur

Joana-e-prekur,-Anaidi-i-nxJoana është ulur me Vigani dhe Edberin në divan. Ajo i shprehet tyre se ndihet shumë e prekur nga dënimi i Anidit dhe Marselint. Sipas saj Anidi nuk ka pasur fare faj mbrëmë. Ajo thotë që Anaidi është i pangrënë, por edhe Marselini. Ajo tregohet shumë e ndjeshme për këtë pjesë. Por më tepër preket edhe me reagimin e Ilirit i cili tallet me të penalizuarit, por edhe me Shpendin që hiqet si i drejtë. Ajo shton se do ti vijë dita edhe atij, atëherë ajo do ja tregojë se sa i drejtë dhe i ndjeshëm është.

Anaidi nga ana tjetër vazhdon të lajë rrobat sëbashku me Marselinin. Ai ndihet keq kur është duke larë të brendshmet e banorëve. Të dy komentojnë mbi përmbajtjen e qeseve të rrobave. Ai shfaq shenja nervozizmi duke thënë se jo vetëm ata duhet të penalizohen për fjalor të papërshtatshëm dhe merr si shembull Ilirin. Ai shton se edhe Ilirin duhet ta dëgjojë nga mëngjesi në darkë me sharjet dhe fjalorin e tij.
Ai vazhdon me nervozizmin e tij, ndërkohë që Marselini mundohet të ulë ritmin dhe tonet.