Dita e
425

Iliri i BB6: “Si rashë në dashuri me 61-vjeçaren”

Një romancë dashurie është zbuluar nga diskutimi plot pasion mes banorëve të Big Brother. Një histori interesante është rrëfyer nga goja njërit prej banorëve që në ditët e tyre të para të qëndrimit në shtëpi.”

Iliri është rrëfyer se ndër lidhjet që ai ka patur, vajza më e re ka qënë 27 vjeçe, pastaj të tjerat nga 40, 50 e lart. Ai shton se ka patur një të dashur 61 vjeç. Por bashkjetuesi i tij në këtë shtëpi, Xhimi është habitur mjaft dhe nuk ka nguruar ta pyesë për moshën dhe Iliri i përgjigjet që tani ai është 27 vjeç, ndërsa lidhja me 61 vjeçaren ka ndodhur rreth 4 vjet përpara, kur ai ka qënë 22 vjeç. Iliri nuk duket i kompleksuar mbi këtë eksperiencë, madje shton se ajo nuk kishte bërë asnjë operacion plastic dhe dukej në formë të shkëlqyer.

71391Ai i tregon se si ndodhi që u takua me të. Por që në momentin e parë Iliri ishte mahnitur nga pamja e saj, sepse mund të tregonte maksimumi 40 vjeç. Por jo vetëm kaq Iliri nuk ka harruar të theksojë dhe faktin se ishte një femër delikate dhe e mirë e që sigurisht ka bërë që ai të bjerë në dashuri me të dhe çfarë dashurie se. Marselini: Jam shumë i dashuruar. Nëse nuk do isha i martuar do të sillesha shumë ndryshe Marselini dhe Elena ndodhen në dhomën e ndenjës duke biseduar. I pyetur nga Elena, Marselini fillon që të flasë për familjen e tij. Ai i tregon Elenës se është shumë i dashuruar pas bashkëshortes dhe e përshkruan atë si një femër shumë të bukur. Ndër të tjera ai e përshëndet nëpërmjet kamerave dhe i thotë “puthe djalin”.

Marselini i thotë Elenës senëse nuk do të ishte i martuar dhe i dashuruar me bashkëshorten e tij, ndoshta do të sillej shumë ndryshe brenda shtëpisë. Vajza e pyet nëse ai do të krijonte ndonjë lidhje brenda shtëpisë dhe ai i përgjigjet se nuk e përcakton dot se me kë do të lidhej dhe për më tepër me sa prej vajzave të shtëpisë do të tentonte të krijonte një marrëdhënie.

71392“Fakti që jam i martuar, respekti dhe dashuria që kam për të, nuk më lejon që të sillem ndryshe këtu brenda” thotë ndër të tjera Marselini. Më pas me shaka ai thotë se kur të dalë nga shtëpia do që të bëjë një djalë tjetër. Marselini thotë se i ka shumë qejf djemtë dhe shprehet “po të kem vajzë, ajo do të jetë shumë e bukur dhe do të më hapë shumë probleme”. Një nga sekretet është ai i dy binjakëve, Andit dhe Blendit. Banorët janë njohur me të dy, pasi ata janë ndërruar gjatë këtyre ditëve, por banorët njohin vetëm njërin që është prezantuar si Blendi.

Megjithatë atyre kanë filluar t’u lindin dyshime edhe pse jo me faktin që mund të jenë dy persona të ndryshëm. Joana, Xhimi, Olta dhe Shpendi ndodhen në kuzhinë duke vazhduar me punët. Gjatë kësaj kohe Xhimi dhe Olta flasin për Blendin. Ata thonë se ai ka ndryshuar shumë dhe është më i kthjellët se më parë. Duke u nisur nga mënyra se si ka reaguar në situatat e fundit Blendi, atyre u është e dyshimtë sjellja e tij.