Dita e
519

Goca, Edberi është i dashuruar…

edberiBB6- Sapo hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Edberi u komentua gjatë. Një mashkull seksi, me fizik tërheqës dhe portret simpatik, po lakmohet nga femrat, si brenda, edhe jashtë lojës. Por, na vjen keq t’ju themi se djaloshi nga Kosova është i “zënë”, një zonjushë e pret jashtë.

Ende nuk është konfirmuar një histori serioze mes të dyve, ama hapin e parë e ka hedhur vetë ai. I ka shprehur dashurinë, duke pretenduar se
ka gjetur partneren ideale. Vajza preferon të qëndrojë larg fokusit mediatik, gjithsesi shumë shpejt ne presim një prononcim prej saj. Kështu do të kemi mundësi të njihemi nga afër me “princeshën” e Edberit, zeshkanit që ka lënë pa fjalë “mijëra” fanse…

Nisur nga fotot, mund të ngremë hipotezën se ajo është modele, ndaj kombinimi i tyre është perfekt. Burime të afërta pranë djaloshit tregojnë se ai përkushtohet në çdo lidhje dhe është besnik. Thoni t’i pritet hovi për të krijuar një histori me njërën prej banoreve, qoftë edhe në kuadër të lojës?!