Dita e
555

Çimi dhe Alma të “BB4” bëhen prindër të një vajze

Lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë e dha vetë Çimi, djali nga Vlora, një ish-lojtar në “Big Brother”. “Sot në orën 17:22 lindi engjëlli im Giulia dhe ndihem njeriu më i lumtur në botë”, ka lajmëruar ai në profilin e tij në facebook dy ditë më parë.

Edhe pse nuk u kurorëzuan me martesë, javë më parë është publikuar lajmi se Alma Alikaj dhe Shkëlqimi, çifti i krijuar në edicionin e “BB4”, prisnin një fëmijë. Edhe pse u desh kohë që ata ta pranonin hapur lidhjen, për faktin se Alma ishte prezantuar me të fejuarin, që ishte një italian me emrin Antonio, ata më në fund vendosën ta pohonin mediatikisht. Ndërkohë që nga momenti i pranimit, ata çdo lajm në lidhje me jetën e tyre në çift e kanë njoftuar vetë përmes rrjeteve sociale. Kështu pritjen në jetë të vajzës, Alma e njoftoi vetë në facebook, duke publikuar kështu edhe një foto nga eko-ja që kishte bërë, dhe më pas po ashtu njoftoi që priste vajzë. Ndërkohë që tashmë pritet se ku do të vendosin të jetojnë si familje. PanoramaPlus