Dita e
608

BB6, Anaidi dhe Joana kryejnë marrëdhënie intime

anaidi_dhe_joana_bejne_seks_neGjatë njërës prej netëve në dhomën e gjumit në edicionin e sivjetmë të “Big Brother”, dy protagonistëve nuk u kanë penguar kamerat për të kryer marrëdhënie intime. Derisa të tjerët flinin, Anaidi dhe Joana kanë vendosur të ndajnë bashkë shtratin duke kaluar momente të nxehta nën jorgan dhe më në fund kanë shfaqur atë që ndiejnë për njëri-tjetrin. Akti intim ka zgjatur pak, vetëm tri minuta, shkruan Bluetooth.

Që prej ditëve të para, dy të rinjtë janë afruar dhe shpesh janë veçuar nga pjesa tjetër e grupit. Marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritje brenda një kohe të shkurtër. Shpesh janë zënë e po aq shpesh janë përqafuar. Më e dhënë është dukur Joana, e cila, edhe pse në shumë raste e refuzuar nga Anaidi, sërish ka tentuar të afrohet e ta ketë pranë.

Ajo ka thënë tek banorët e tjerë se i pëlqejnë përqafimet e Anaidit dhe ka nevojë ta ketë pranë. Për këtë arsye, 26-vjeçarja nga Tirana vendosi që t’i japë fund marrëdhënies shumë-vjeçare me të dashurin që jeton në Greqi.

One Response to "BB6, Anaidi dhe Joana kryejnë marrëdhënie intime"